Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kombëtaren kuqezi për fitoren e mrekullueshme të arritur përballë polakëve në “Air Albania”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar: “Urime Kombëtares”. Edhe kryeministri Rama, u shpreh krenar me fitoren e kombëtares, me ç’rast ka shpërndarë pamje nga ndeshja, duke i shoqëruar ato me flamurin kuqezi dhe zemra.
Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën 2-0 Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht të jetë në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.