Ndërmarrësi i njohur, Shkëlqim Devolli, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku është takuar me dy ish-udhëheqësit e lartë të shtetit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Pas vizitës, Devolli ka theksuar përkushtimin e tij për të mbështetur zhvillimet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vend.
Ai i cilësoi Thaçin dhe Veselin si figura kyçe në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës dhe u shpreh se prezenca e tij në Hagë është një akt simbolik për të shprehur solidaritet me ta.
“Ata janë liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës. Kjo vizitë është shenjë e mbështetjes për ta dhe për të gjithë ata që besojnë në drejtësinë dhe në vlerat e lirisë,” tha Devolli pas takimit, shkruan Klan Kosova.
Ai ka shtuar se “është detyra jonë si qytetarë të vazhdojmë të qëndrojmë pranë atyre që kanë dhënë maksimumin për shtetin tonë.”