GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë/ Bien në pranga gjashtë sirianë dhe algjerianë, trafikonin emigrantë drejt vende të BE-së

26/05/2023
në Ballina, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë/ Bien në pranga gjashtë sirianë dhe algjerianë, trafikonin emigrantë drejt vende të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë shtetas sirianë dhe algjerianë kanë rënë në prangat e policisë shqiptare pasi drejtonin të armatosur në grup kriminal të trafikut të emigrantëve.

Në tentativë për t’i shpëtuar policisë, disa prej tyre kanë qëlluar mbi punonjësit e policisë.

Pas disa orësh ndjekje nga policia vendore, policia kufitare e Kukësit dhe Policinë Kufitare e Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Sipas policisë, vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura nga grupi.

Shërbimet e Policisë organizuan operacionin pasi lokalizuan grupin më fshatin Morinë.

Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë lokalizuan grupin që ndihmonte emigrantët e vendeve të treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strukturimi”.

Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Policia Kufitare e DVKM Kukës dhe Policia e Kosovës. Goditet një grup i strukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte një rrjet të trafikut ndërkombëtar të emigrantëve nga vendet e treta, nga Greqia për në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, me destinacion final shtetet e BE-së. Të armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, vihen në pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër algjerian. Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa orësh ndjekje nga shërbimet e Policisë vendore dhe kufitare të Kukësit, duke koordinuar veprimet me Policinë Kufitare të Kosovës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 6 prej tyre, si dhe shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të PKK Morinë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një grup të mirëstrukturuar kriminal që organizonte dhe drejtonte këtë veprimtari kriminale, kundrejt fitimeve, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Strukturimi”.

Në fshatin Morinë, në kufirin e gjelbër me Kosovën, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar grupin e shtetasve të huaj që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit. Shërbimet e Policisë iu kanë bërë thirrje këtyre shtetasve, që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Menjëherë është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës, dhe pas disa orësh ndjekje, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e 6 prej tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasit : -A. B., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, si dhe M. N., 25 vjeç, N. A., 20 vjeç, M. Sh., 21 vjeç, M. R., 20 vjeç dhe R. L., 40 vjeç, të pestë me shtetësi siriane. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi S. G., 27 vjeç, me shtetësi algjeriane. Operacioni “Strukturimi” vijon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Tags: Gazeta PapirusGreqiaKosovëkronika e zezelajmeserbiashqiperiShqiperiasirian
ShareTweetShare
Previous Post

Zëdhënësi tregon shkakun e vdekjes së Tina Turner

Next Post

‘Edhe një fotografi qashtu, se ajo zyrtare si me Lajcakun’: Kurti mundohet të tregohet qesharak

Next Post
‘Edhe një fotografi qashtu, se ajo zyrtare si me Lajcakun’: Kurti mundohet të tregohet qesharak

‘Edhe një fotografi qashtu, se ajo zyrtare si me Lajcakun’: Kurti mundohet të tregohet qesharak

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.