GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shkarkohet u.d. kryeshefi i KEK-ut, emërohet përkohësisht tjetri

28/02/2025
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
KEK-u për shpronësimet e tokave në Shipitullë: Shqetësimet i kemi adresuar tek organet e drejtësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Korporatës, Bekir Gërguri.

Nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeshefi, Ramdan Budakova.

Përkohësisht, ushtrues i detyrës së kryeshefit do të jetë Gramos Hashani, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit.

Konkursi i ri publik për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut do të shpallet të hënën e 3 marsit.

Ky është njoftimi i plotë i KEK-ut:

Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK Sh.A., duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje, më datë 27.02.2025, ka marrë këto vendime:

Bordi i Drejtorëve ka vendosur të lirojë z. Bekir Gërguri nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.), dhe z. Ramadan Budakova nga pozita e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.), të cilët kanë qenë ushtrues të detyrës tash e një vit.

Bordi i Drejtorëve ka marr vendim për shpalljen e Konkursit Publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK Sh.A., dhe ka udhëzuar Menaxhmentin që Konkursi të shpallet ditën e Hënë me datë: 03.03.2025.

Në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar z. Gramos Hashani, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTH) në KEK Sh.A. Ndërsa, në pozitën e ZKFTH (u.d.) të KEK Sh.A., është emëruar z. Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.

Bordi i Drejtorëve ka falënderuar z. Gërguri dhe z. Budakova për kontributin e tyre të deritanishëm, e sidomos për menaxhimin e situatës së krijuar pas sulmit në Kanalin e Ibër Lepencit, dhe u ka uruar suksese në angazhimet e mëtutjeshme brenda Korporatës.

Në emër të Bordit të Drejtorëve.

Tags: Kekshkarkim
ShareTweetShare
Previous Post

Asnjë stoli për Ramazan, komuna bëri shkelje ligjore me tender

Next Post

Policia në Leposaviq gjen armatim, eksploziv e uniforma ushtarake

Next Post
Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Policia në Leposaviq gjen armatim, eksploziv e uniforma ushtarake

Lajmet e fundit

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

09/05/2025
Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

09/05/2025
ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

ShBA-ja e konfirmon planin që firmat private të shpërndajnë ndihma në Gaza pavarësisht alarmit të OKB-së

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në mes të Prishtinës

09/05/2025
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool

09/05/2025
Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

Vrasja në Prishtinë, Halimi: Kjo ngjarje nuk është thjeshtë një tragjedi, është një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.