Rifat Brahimaj është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë në QKUK.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se shkarkimi i Brahimajt ka ardhur pas situatës së fundit që ndodhi në Kardiokirurgji, ky një 63 vjeçar vdiq pas një operacioni.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj”, thuhet në pergjigjen e ShSKUK-së dhënë Insajderit.
Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi.