Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.
Në këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve.
Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.