Është ndërprerë ndeshja Feyenord – Almere City, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Holandës.
Ishte minuta e 8-të e ndeshjes kur gjyqtari vendosi ta ndërpriste ndeshjen për shkak të reshjeve të dendura të shiut në stadiumi “De Kuip”.
Ndeshja ishte e pamundur të zhvillohet në ato kushte, dhe futbollistët shkuan në dhomat e zhveshjes.
VIDEO:
Feyenord ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0, pasi Gimenez shënoi vetëm pas katër minutave lojë