Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është pyetur sot se a do të jetë Albulena Haxhiu përsëri emri i propozuar për kryparlamentare por ai refuzoi të përgjigjet.
Kurti tha se “ndërtojmë ura, e banorët e Rogovës ndërtojnë tokën”.
Këto komente ai u bëri pas përurimit të urës në fshatin Rogovë të Hasit.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës ndërtojnë tokën, e shiu është për bereqet”, tha ai.
Po ashtu refuzoi të përgjigjet edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat për kryetare të Kuvendit, raporton KosovaPress.
Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00.