Është arrestuar një burrë nga Gjakova pasi ka shitur veturën që nuk ishte e tij, tek një burrë tjetër.
Policia bën me dije se i dyshuarit ia kishte marrë viktimës rreth tre mijë euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.