Një person është arrestuar në Deçan pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur në treg të zi tre pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës.
I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.