Një shitës në Prishtinë ka treguar se sa sillet çmimin e batanijeve, ndërsa ka theksuar se dimri nuk mund të kalohet duke u ngrohur vetëm me to.
Kriza energjetike ka filluar të ndihet në vend, ndërsa kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është ngrohur me batanije në shtëpinë e tij, si mënyrë kjo për ta kursyer rrymën, ka filluar edhe interesimi për çmimin e tyre.
Një shitës në Prishtinë ka thënë se çmimi i batanijeve sillet nga 15 deri në 40 euro, ndërsa thotë se nuk kalohet dimri vetëm duke u ngrohur me të.
Ai ka thënë tutje duke ironizuar se ka një batanije ngjyrë të kuqe për Kurtin meqë i pëlqen kjo ngjyrë.
“15 deri në 40 euro sillet çmimi i batanijeve, por nuk mund të kalohet dimri vetëm me batanije”, tha shitësi për ATV.
“Kryeministrit ia kisha preferua këtë batanije ngjyrë të kuqe meqenëse ai e preferon këtë ngjyrë”, tha ai tutje.