“Kosova është zemra jonë dhe ne duhet ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë”, ka thënë patriarku serb Porfirije në fjalimin e tij pas liturgjisë së “Ditës së Spases” (festë ortodokse serbe) para të tubuarve para tempullit të Shën Savës në Beograd.
“Nëse dikush na merr veshin, syrin dhe zemrën – a mund të jetojmë pa të? E di që të gjithë e dimë përgjigjen brenda vetes. Na duhet lutja, duhet të mbledhim forcat për të ruajtur Kosovën si pjesë e Serbisë sikur në të kaluarën dhe tani dhe përgjithmonë, që të mos ndodhë që Kosova të tjetërsohen as në mënyrë të tërthortë e as drejtpërdrejtë”, ka pretenduar patriarku Porfirije.
Ai gjithashtu ka thënë se edhe pse jemi të ndryshëm, nuk duhet të lejojmë që të “abuzojmë me fatkeqësinë tonë të përbashkët duke akuzuar njëri-tjetrin”.
“Prandaj edhe pse jemi të ndryshëm, edhe pse mendojmë ndryshe, të mos i thellojmë ndasitë, mos i hedhim benzinë zjarrit – do të kemi nevojë për forcë, na presin shumë sprova”, ka thënë patriarku.