326 milionë euro shpenzoi Chelsea në merkaton e janarit që u mbyll tre ditë më parë, duke shokuar shumë klube dhe trajnerë në Europë.
Një ndër to është edhe Jurgen Kloop, trajneri i Liverpool-it, i cili shpeshherë ka dalë kundër këtyre shifrave duke bërë edhe armiq. Siç është në rastin e City-t të Guardiolës, por këtë herë gjermani ka folur për Chelsea-n.
“Nuk do të them asgjë pa avokatin tim,”-tha fillimisht Kloop, i cili më pas shtoi: “Nuk e kuptoj ku qëndron logjika e biznesit në këtë mes, janë shifra të mëdha. Lojtarët e blerë në merkato janë të gjithë shumë të mirë kështu që urime. Nuk e kuptoj si është e mundur, por nuk më takon mua që ta sqaroj.”
Vetëm Enzo Fernandez i marrë nga Benfica i kushtoi Chelsea-s 121 milionë euro.