Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës ka bërë parshikimin e motit për sot.
Sipas IHMK-së, do të mbizotërojë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Do të ketë vranësirat gjatë ditës të cilat parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit./GAZETA PAPIRUS/