Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së Dukagjin Begollit në Bjeshkët e Irzniqit.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, bartja e viktimës u bë në një teren të vështirë dhe më pas viktimën e kanë dorëzuar në Spitalin e Pejës.
“Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë.Shumë shpejt anëtarët e stacioni të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes.Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afë majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak.Shpëtuesit tanë bënë bartjen e viktimes në një teren te vështirë për bartje dhe më pas viktimën e dorezojnë ne spitalin e qytetit te Pejës për ekzaminime te mëtutjeshme.Familjarëve dhe miqve ju shprehim ngushllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim