Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë marshuar në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë marsh po marrin pjesë Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, si dhe personalitet të tjera dhe nxënës të shkollave.
Marshi ka filluar nga sheshi Ibrahim Rugova deri te monumenti “Heroinat”.
Sipas organizatorëve motoja e marshit: “Të rinjtë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.