25 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me paramilitarët serb. Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.
E për nderë të kësaj dite, sot do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./nacionale/