Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë në të cilën u shënua 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë.
Në një adresim para grave tjera lidere, Presidentja Osmani foli për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit.
Ajo tha se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, derisa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike.
Zyra e Presidencës njofton se në këtë adresim, Osmani tha se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe potencoi se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.
Ajo po qëndron në në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara