GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sheholli: Edhe shqiptarët po i bojkotojnë zgjedhjet në veri

23/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:1 minunt më parë
Sheholli: Edhe shqiptarët po i bojkotojnë zgjedhjet në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur drejtpërdrejt nga vendvotimi te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka deklaruar se nga numri jashtëzakonisht i vogël i votuesve vërehet se zgjedhjet nuk janë duke u bojkotuar vetëm nga serbët, por edhe nga shqiptarët.

“Nga ajo që po vërejmë mua më duhet ta them se nuk është bojkoti vetëm i serbëve, por siç duket edhe shqiptarët janë duke i bojkotuar, sepse është një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve në këtë qendër votimi ku jemi, deri tash ora 13:00 pothuajse kanë dalë krejt 16 persona të votojnë”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

“Siç duket edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve, jo vetëm, por edhe boshnjakëve dhe turqve e vërejnë këtë të themi legalitet të konceptit të mbajtjes me ligj dhe kushtetues. Por, sipas të gjitha gjasave, edhe ata jenë të vetëdijshëm se kjo çështje mund të marrë masa të tjera”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, i ka ftuar qytetarët serbë për paqe, që të mos krijojnë probleme, ndërsa shtoi se operacionet policore në veri janë krejtësisht në rregull dhe se nuk ka asnjë problem.

“Por shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjithë serbëve të Kosovës, që të mos i përfillin fare këto zgjedhje”, është shprehur Sheholli.

Po ashtu, nga ajo që është vërejtur këtë të diel, është situata e qetë, por sipas tij, nga numri i vogël i votuesve është sikur nuk ka fare zgjedhje në këtë pjesë të Kosovës.

Tags: Fatmir Sheholli
ShareTweetShare
Previous Post

Parandalohet kontrabanda me substanca narkotike në Dubravë

Next Post

296 votues në Lipë të Zveçanit deri në orën 16:00

Next Post
296 votues në Lipë të Zveçanit deri në orën 16:00

296 votues në Lipë të Zveçanit deri në orën 16:00

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.