Shefi i zyrës së BE;së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar rreth tragjedisë në Pejë, ku për shkak të vërshimeve që ndodhën në këtë qytet mbrëmjen e djeshme, humbën jetë një nënë me të birin e saj.
Szunyog, në reagimin e tij të bërë në Twitter, është shprehur thellësisht i pikëlluar nga vdekja e këtyre dyve.
Po ashtu, ai ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.
Ambasadori është shprehur falënderues edhe ndaj reagimeve të para, Policisë dhe FSK’së.
“ I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, tha ai.