GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Shefi i ri i EULEX-it – Mësojeni çfarë kishte bërë më parë

26/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Shefi i ri i EULEX-it – Mësojeni çfarë kishte bërë më parë
Share on FacebookShare on Twitter

Giovanni Pietro Barbano, ka marrë sot detyrën si Shef i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Ai ka pasuar diplomatin suedez, Lars-Gunnar Wigemar, i cili ka përfunduar këtë detyrë me 25 qershor, shkruan Gazeta Metro.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se Barbano, Gjeneralmajor i Karabinierisë së Italisë ka më shumë se 40 vite përvojë në ligj dhe rend, aktivitete të policisë dhe operacione të paqes.

“Giovanni Pietro Barbano, Gjeneralmajor i Karabinierisë së Italisë me më shumë se 40 vite përvojë në ligj dhe rend, aktivitete të policisë, dhe operacione të paqes, mori sot detyrën si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ai pason diplomatin suedez, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi detyrën si Shef i Misionit më 25 qershor”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Shefi i EULEX ka deklaruar se ai ndjen një përgjegjësi të madh për detyrën e marrë sot, dhe se ai do të punojë me integritet dhe profesionalizëm.

“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Barbano.

Komunikata e plotë:

Shefi i ri i Misionit EULEX merr detyrën

Giovanni Pietro Barbano, Gjeneralmajor i Karabinierisë së Italisë me më shumë se 40 vite përvojë në ligj dhe rend, aktivitete të policisë, dhe operacione të paqes, mori sot detyrën si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ai pason diplomatin suedez, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi detyrën si Shef i Misionit më 25 qershor.

“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Barbano.

Shefi i ri i EULEX-it pranoi se Misioni operon në një kontekst ende të vështirë, në mes të tensioneve të ngritura, dhe shtoi: “Misioni është mjet i shkëlqyeshëm për reagimin e gjerë të BE-së ndaj sfidave të sigurisë, pasur parasysh që EULEX-i është reaguesi i dytë i Kosovës në fushën e sigurisë. Në kuadër të mandatit që ka, Misioni do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj.”

Duke folur rreth mandatit të EULEX-it për monitorim të thuktë, Barbano tha: “EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivel policor, prokurorial dhe gjyqësor, dhe në nivel korrektues, për të vlerësuar se si ato raste trajtohen nga autoritetet e Kosovës. Mes tjerash, monitorimi do të përqendrohet në respektimin e të drejtave të njeriut, garancitë për gjykime të drejta, si dhe trajtimin e barabartë për të gjithë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.”

“Ndjehem i nderuar nga besimi që Shtetet anëtare më kanë dhënë, dhe me padurim pres të vazhdoj trashëgiminë e paraardhësit tim, Lars-Gunnar Wigemark,” përfundoi Barbano.

EULEX-i ka filluar punën në vitin 2008 dhe mandati aktual i tij mbulon periudhën deri më 14 qershor 2025 bazuar në Vendimin e Këshillit 2023/1095. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është mbështetja e institucioneve të përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë. Në veçanti, Misioni është reaguesi i dytë i Kosovës në fushën e sigurisë në kuadër të një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës vepron si reaguesi i parë dhe KFOR-i si reaguesi i dytë; e këshillon Drejtorinë Rajonale Veri të Policisë së Kosovës dhe katër stacionet policore nën komandën e saj mbi një sërë çështjesh që lidhen me ofrimin e shërbimeve policore; u asiston autoriteteve të Kosovës për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit përmes monitorimit të thuktë të rasteve në nivel policor, prokurorial dhe gjyqësor; mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit; punon së bashku me homologët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për gjetjen e fatit të personave të zhdukur përmes ofrimit të ekspertizës dhe këshillave; u asiston Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës; vazhdon të menaxhojë programin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve; dhe mbështetë Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar përmes fasilitimit të shkëmbimit të informatave mes Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, Europol-it apo Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Tags: eulexKosovëShefi
ShareTweetShare
Previous Post

Lirimi i policëve, Behgjet Pacolli vjen me një reagim të çuditshëm

Next Post

Flet gruaja e policit të liruar nga Serbia, këto janë fjalët e saj

Next Post
KFOR: Mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Kosovës në momentin e arrestimit

Flet gruaja e policit të liruar nga Serbia, këto janë fjalët e saj

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.