Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti ka reaguar pas vrasjes së kolegut të tij të Policisë, Izet Demaj, nga grabitësi i bankës, Kamer Metaj.
Përmes një letre, Ahmeti ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit dhe të gjithë ata që e njohën Izetin.
Letra e plotë:
Sakrifica është virtyt i rrallë, Izet Demaj sot dha jetën e tij ne mbrojtje të rendit dhe ligjit, jetës dhe pronës, ….sot Izeti si HERO i vërtet nuk u step para BETIMIT të dhënë, bëri detyrën e tij ashtu siç ishte betuar se do ta bënte bashkë me kolegët e tij.
…. sa keq qe Izeti nuk jeton më, plumbi i mori jetën atij…. heronjët kshtu e kanë BIEN PËR TU DHËNË JETË TË TJERVE.
Do të jetojmë e punojm me kujtimin për ty Izet, do vazhdojmë perpara me qdo kusht.
Ngushllime per familjen dhe gjithë ata qe e njohen dhe e perkrahen Izetin.