Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti ka publikuar disa grafika me shpenzimet e të gjitha qeverive që nga shpallja e pavarësisë, bazuar në një mesatare ditore dhe mujore.
Dalipi vlerësoi në Facebook se kabineti i shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti është më i përgjegjshmi sa i përket shpenzimeve, krahasuar me të gjitha kabinetet qeveritare paraprake.
“Numrat. Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%. Tabela dhe grafet (për kategori të përzgjedhura): Krahasim i shpenzimeve mesatare mujore të Kabineteve të Kryeministrave gjatë 2008 – 2021”, shkroi Dalipi në Facebook.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dalipi, Qeveria Kurti I ka pasur më së pagu shpenzime mesatare mujore me 1,188 euro. E kabineti që ka shpenzuar më së shumti, sipas këtyre të dhënave, del të jetë ai i Qeverisë Thaçi II me 4,041 euro të shpenzuara mesatarisht çdo muaj.