Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i habitur nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljene pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.
Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog, ka thënë se financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemel i sistemit të sundimit të ligjit.
“Jam i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ulur ndjeshëm pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemel i sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Szunyog.