GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Shea: Kosova të bëjë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO

09/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Situata në Veri, sekretari i NATO-s jep lajmin e madh për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, tha se është i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s.

Sipas tij detyra e Kosovës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces.

“Kosova ka shumë miq që mund të ndihmojnë me këtë strategji të diplomacisë publike. Unë personalisht jam i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s. Detyra e Prishtinës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces”, tha Shea për RTK-në.

Për mundësinë që Kosova, të bëhet pjesë e NATO në një kohë të shkurtër, Shea tha se ka ende shumë punë për të përmbushur standardet e NATO-s dhe të 31 aleatët duhet ta njohin Kosovën si një vend të pavarur përpara se anëtarësimi të mund të ecë përpara.

“Prania e qëndrueshme e ushtarëve të NATO-s/KFOR-it në territorin e Kosovës më shumë se 24 vjet pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999 nënvizon gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kohezionin dhe stabilitetin e saj të brendshëm – edhe pse këtu është e vështirë të arrihet përparim nëse Beogradi nuk është partner kooperativ”, tha ai.

Shea tutje tha se Kosova në të ardhmen e afërt prioritet duhet ta ketë forcimin e partneritetit të përditshëm me NATO-n dhe hapjen e fushave më të thella të bashkëpunimit, si në trajnime, stërvitje të përbashkëta, prokurim, modernizim dhe arritjen e ndërveprueshmërisë të plotë me NATO-n.

Ai foli edhe për fuqinë e madhësinë ushtarake të Kosovës, për të cilën tha se për momentin Kosova mbrohet nga NATO dhe se nuk ka nevojë të zhvillohet një ushtri e madhe, e cila do të përdorte burime të vlefshme që nevojiten për të krijuar vende pune, për të mirësuar arsimin dhe për të ofruar shërbime më të mira sociale.

“Kosova duhet të zhvillojë një forcë e cila është ndërvepruese me NATO-n, por që është e qëndrueshme financiarisht në afat të gjatë dhe e balancuar kundrejt prioriteteve të tjera të shpenzimeve qeveritare. Këshillat e NATO-s për strukturat dhe buxhetet e forcave mund të jenë të dobishme për Kosovën këtu”, tha Shea.

Tags: anetarsimikosovanato
ShareTweetShare
Previous Post

Pak para ndeshjes, Shaqiri me postim emocionues: Ka qenë ëndërr të luaj një herë në Kosovë

Next Post

Krasniqi, Kurtit: Nëse ti mendon që hala të dojnë njerëzit, hajde dalim në zgjedhje

Next Post
Krasniqi për Kurtin: Shtëpinë e ka në Norvegji, qeranë në Prishtinë e ka 250 euro, i jap unë 50 më shumë po ma lëshoi

Krasniqi, Kurtit: Nëse ti mendon që hala të dojnë njerëzit, hajde dalim në zgjedhje

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.