Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vucic, dhe qeverisë së Serbisë, që të lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht të tre policët e Kosovës të kapur pak ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.
Në komunikatën e DASH’it, shtohet se, ndalimi i policëve i tyre për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën e cila tashmë veçse është e tensionuar.
Në komunikatë shtohet edhe se, DASH’i i bën thirrje përsëri Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE’ja.
ADVERTISING
Ata kanë bërë thirrje edhe që të dy shtetet të kthehen në dialog.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet nga DASH’i