Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka njoftuar për takimin me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e quajti “mik të vjetër”.
Nulanda shkroi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, shkroi Nuland.
Zyrtarja e lartë amerikane tha se e mbështesin planin trepikësh të Bashkimit Europian për mënyrën se si duhet zgjidhur kriza në veri të Kosovës.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkroi Nuland.