GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

SHBA vjen me deklaratë të prerë dhe të fuqishme

05/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
SHBA vjen me deklaratë të prerë dhe të fuqishme
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur atë që deri më tash e pretendonte vetëm Serbia: se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, për ta, nis me themelimin e Asociacionti të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe. Deri më tash, një konfirmim kaq eksplicit nuk kishte ngjarë. Ishte vetë Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ai i cili në një konferencë online për media tha se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nis saktësisht pas Asociacionit. “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Zbatimi i saj nis me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Escobar.

Marrëveshja për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pranuar së pari në Bruksel dhe mëpastaj në Ohër, sipas Gabriel Escobar, “ka për synim të drejtave të pakicave, e në veçanti ata të serbëve”. Kjo, tha ai, “është çështja kyçe” dhe kërkesa amerikane ka të bëjë “me të vazhduarin në këtë”, siç e citoi Zëri i Amerikës. Diplomati amerikan i bëri thirrje palës kosovare “ta marrin shumë seriozisht” çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Vota kundër e Serbisë dhe lobimi tek vendet anëtare të Këshillit të Evropës kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim, u denoncua gjerësisht brenda vendit si shkelje e marrëveshjes nga Serbia, përkatëisht e Nenit 4 ku Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës “në asnjë” organizatë ndërkombëtare. Por, një denoncim i tillë nuk vinte as nga BE dhe as nga ShBA. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehej i bindur se pengimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk ishte shkelje e marrëveshjes ngase Asociacioni i paraprinte një obligimi të tillë nga Serbia.

Ndërkaq, në takimin e Nivelit të Lartë të së martes në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dorëzua edhe një dokument nga Kurti te ndërmjetësit, ku ai tha të ketë identifikuar shkeljen e 8 Neneve të Marrëveshjes nga 11 gjithsejt sa janë që nga 27 shkurti. ”Më duhet të theksoj që dorëzova tek ndërmjetësit një dokument, mbi atë sesi nga 27 shkurti, Beogradi zyrtar e ka shkelur marrëveshjen (…) Nga 11 nene të marrëveshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar”, tha Kurti pas takimit.

Disa ditë para takimit, ky ishte qëndrimi i Serbisë. “Parakusht për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është zbatimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në televizionin “Pink” para katër ditësh. Daçiq, duke thënë të njëjtën gjë si në Këshill të Sigurimit, tha se pa themelimin e Asociacionit nuk do të ketë nisje të zbatimit nga pala serbe, e cila edhe e shkeli marrëveshjen kur iu kundërvë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, saktësisht Nenin 4 të Marrëveshjes Bazë.

Asociacioni?
Të martën Ekipi Menaxhues shpaloi një Draft-Statut, sipas Kurtit, “në themel i papajtueshëm” me Kushtetutën e Kosovës, andaj edhe si të tillë e hodhi poshtë. Madje, edhe këtë Ekip Menaxhues, Kurti tha se “është dekomisionuar”, përkatësisht shpërbërë. Sipas tij, në këtë draft pasqyrohej “një dëshirë e zjarrtë për një Republikë Serbe në Kosovë”. Ndërkaq Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, tha se në këtë takim “e goditëm murin” sa i përket çështjes së Asociacionit, derisa shtoi se “do të jetë fundi i gjithçkaje” nëse ky Asociacioni nuk bëhet sipas asaj që është pajtuar më 2015. Madje, ai dha edhe pritshmëritë e tij se ditëve në vijim “do të reagojnë edhe disa të tjerë” duke mos specifikuar se kush, të cilët “mbase do të ndikojnë në qëndrimet e Prishtinës”.

Bashkimi Evropian, përkundër se ka refuzuar të konstatojë shkeljet e marrëveshjes nga Serbia, tha se Kosova në fakt shkeli Marrëveshjet e Dialogut me shkarkimin e Ekipit Menaxhues përgjegjës për draftimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Në një përgjigje për Nacionalen, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shprehet pa asnjë mëdyshje se Kosova ka shkelur marrëveshjet.

“Vendimi për të shpërbërë Ekipin Menaxhues shkel germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut”, na tha Stano, derisa shtoi se “çfarëdo vendimi” në këtë aspekt duhet të bëhet përmes Dialogut të Fascilituar nga Bashkimi Evropian. Ky Ekip Menaxhues, na thotë BE, “duhet të qëndrojë në vend deri kur statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe të miratohet”.

“Kjo nuk ishte rasti. Drafti i parë mbi statutin u paraqit nga Ekipi Menaxhues më 2 maj në takimin e Nivelit të Lartë, i cili tash nis procesin e negociatave mbi të”, na tha Peter Stano.

ShareTweetShare
Previous Post

Ankth në radhët e politikës, BE gati “listën e zezë”, ja kush do të shpallet “non grata” në Shqipëri

Next Post

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë vidhen 1 mijë euro

Next Post
Shtiu me pistoletë përderisa po lëvizte me veturë, arrestohet një person në Prishtinë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë vidhen 1 mijë euro

Lajmet e fundit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.