Policia në Karolinën e Jugut ka dhënë alarmin pas një incidenti me të shtëna në një qendër tregtare në Columbia që la të plagosur disa njerëz. Një person i armatosur thuhet se ka hapur zjarr brenda qendrës tregtare.“Konfirmojmë se ka disa të lënduar nga ngjarja dhe atyre u është ofruar ndihma e parë.” Për momentin nuk dihet numri i të lënduarve”, tha Policia e Kolumbisë
.Informacionet e para flasin për më shumë se dhjetë të plagosur ndërsa nuk dihet numri i autorëve dhe fati i tyre. Qendra tregtare Columbiana është evakuuar dhe zona përreth është rrethuar.