Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në natën e ndërrimit të motmoteve në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një i ri shqiptar e ka ther me thikën e kuzhinës nënën e tij.
I dyshuari i identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por që më pas ishte arrestuar nga policia.
Ndërkaq gruaja 54 vjeçare sipas raportimit të mediave ishte dërguar në spital.
Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar papritmas nga djali i saj.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.
Sipas autoriteteve 25 vjeçari shqiptar kishte pasur edhe raste të tjera të dhunës, përcjell Klankosova.tv.