Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord ta lirojnë për në Rusi Alexander Vinnik-un, i dënuar për pastrim parash, në këmbim të amerikanit të liruar Marc Fogel, raporton NBC News.
Vinnik do të lërë pas 100 milionë dollarë në asete digjitale si pjesë e marrëveshjes.
Një zyrtar amerikan i tha NBC-së se ata besojnë se marrëveshja tregon që rusët po përpiqen të dërgojnë një mesazh pozitiv.