GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

SHBA këmbëngulëse në Asociacion

20/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
SHBA këmbëngulëse në Asociacion
Share on FacebookShare on Twitter

Nënsekretarja e Departamentit të Shtetit, Elizabeth Allen i ka shprehur krerëve të shtetit shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie. Ajo përmendi edhe se duhet përparim shtesë në themelimin e Asociacionit.

Allen në një intervistë për Rubikon ka shpalosur më shumë nga takimet e saj me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik.

Përveç kësaj, Allen ka shprehur edhe shqetësimet për disa vendime të Kosovës, njëherit duke kërkuar rritje të bashkëpunimit.

 

“Theksova sërish se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ardhmen e Kosovës në komunitetin euroatlantik. Po ashtu, i shpreha disa shqetësime për disa nga zgjedhjet e fundit të politikave të kësaj qeverie dhe kërkuam rritje të bashkëpunimit. Ne, si Shtete të Bashkuara, duam të jemi në gjendje të vazhdojmë të avokojmë në mënyrë efektive për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ta bërë këtë ne kërkojmë më shumë bashkëpuni”, tha nënsekretarja e Departamentit të Shtetit.

E pyetur nëse ka partneritet të fortë mes Kosovës dhe SHBA-së, Allen konfirmoi një gjë të tillë, duke theksuar se “parneriteti i fuqishëm është i rrënjosur në historinë e tyre”.

Tutje, ajo vuri në dukje se ka fusha që duhen përparime shtesë, siç janë diskutimet për Asociacionin e ndalimin e mallrave serbe.

“Absolutisht, ne kemi një partneritet të fortë. Kjo është e rrënjosur në historinë tonë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën, të ardhmen e Kosovës si një demokraci shumetnike, me rrënjë në Evropë, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështjet kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku ne do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, si dhe për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara aftësinë për të vazhduar të jenë avokatë efektivë”, u deklarua Allen.

Tags: Albin KurtiAsociacioniQeveriashba
ShareTweetShare
Previous Post

‘non-grata’ Berisha: Zbardhet dosja, përmenden grupe të krimit të organizuar

Next Post

Vetëvrasje në Dragash

Next Post
Vetëvrasje në Dragash

Vetëvrasje në Dragash

Lajmet e fundit

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.