Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ato të Japonisë e kanë kryer një fluturim të përbashkët me avion luftarak mbi detin e Japonisë dhe kjo po shihet si përgjigje ndaj Rusisë dhe Kinës që ngritën bombarduesit kur presidenti amerikan, Joe Biden ishte në Tokyo, përcjell Gazeta Express.
“Forcat e SHBA-së dhe Japonisë kryejnë një fluturim të përbashkët me avion luftarak mbi Detin e Japonisë në atë që shihet si një përgjigje ndaj fluturimit të përbashkët bombardues Kinë-Rusi ndërsa Presidenti Joe Biden ishte në Tokio”, ka shkruar në Twitter, Steve Herman, kryekorrespodenti i Zërit të Amerikës.