Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sapo ka konfirmuar se për arsye sigurie, stafi i mbetur diplomatik amerikan i vendosur në Lviv të Ukrainës do të kalojë natën në Poloni.
Personeli ishte zhvendosur tashmë nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, në qytetin perëndimor të Lviv., shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Blinken thotë se ata do të kthehen rregullisht për të vazhduar punën e tyre në Ukrainë dhe për të ofruar shërbime konsullore emergjente.
Angazhimi i SHBA-së ndaj Ukrainës tejkalon çdo vend, thotë kryediplomati i saj.