Nënkoloneli Faton Pllana me stafin e tij, priti në takim pensionistët e Policisë Rajonale të Ferizajt, takim ky që u mbajt sot nga ora 10:30 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Të pranishëm në këtë takim ishin pjesëtarët e policisë, tashmë në pension të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj nga 5 stacionet policore; Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hanit të Elezit të cilët shërbyen me vite të tëra në Policinë e Kosovës.
Zëvendësdrejtori Rajonal i policisë, Nënkoloneli Pllana në emër të drejtorisë i falenderoj të gjithë që ju përgjigjen ftesës për takimin e parë me pensionistët, ish pjestarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt .
Ai tha se qëllimi i këtij takimi ishte se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dëshironte ti takojë së afërmi pensionistët e saj dhe të kuptojë për shëndetin e tyre fillimisht , nevojat, brengat e tyre , por dhe të mbajë në kontinuitet bashkëpunimin e mirë me secilin pjesëtarë/pensionistë.
Zëvendësdrejtori Rajonal, gjithashtu ofroi përkrahje dhe mbështetje të parezervë për kërkesat që mund të kenë pensionstët e policisë dhe nëse ndonjëherë ata duan të takohen mes vete, apo edhe me stafin e drejtorisë , ata mund ti shfrytëzojnë objektet e policisë rajonale në çdo kohë. Ndërsa në emër të pensionistëve të policisë për një fjalë rasti foli z. Fatmir Limani , ish komandant i stacionit të policisë në Shtime i cili falenderoj menaxhmetin e policisë rajonale për këtë takim të rëndësishëm dhe në emër pensionistëve pati disa kërkesa që më pas menaxhmeti i policisë do ti adresojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë .
Në fund të këtij takimi Zëvendësdrejtori Rajonal Pllana u dëshiroi të gjithëve shëndet e pensionim të mirë .