Zvicëra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të Grupit G, në Kupën e Botës.
Helvetikët fituan me rezultat 3-2, fitore e cila i dërgon në fazën e eliminimit direkt.
Nga minuta e parë për Zvicrën u paraqiten futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 20-të.
Dy golat tjerë u shënuan nga Breel Embolo dhe Remo Freuler.
Zvicerra me 6 pikë, kualifikohet tutje në Kupën e Botës së bashku me Brazilin e cila ka përfunduar në vendin e parë, ndërsa Kameruni dhe Serbia eliminohen.