Esat Shala zbulon dokumentin e ushtrisë serbe, ku janë emrat e atyre që kanë kryer masakra në Kosovë. Ai ka treguar ekskluzivisht një ditar sekret të një ushtari serb me emrat e të gjithë serbëve, por fatkeqësisht kishte edhe shqiptarë në mesin e tyre të cilët kishin shërbyer në Ushtrinë e Serbisë dhe që kishin marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve.
“Këta janë emrat dhe mbiemrat e ushtarëve serb të cilët vetë i kanë shkruar gjatë luftës, emri, mbiemri, data e lindjes dhe njesiti ku kanë shërbyer, por për fat të keq në këtë ditar ka edhe emra të shqiptarëve, nuk ka shumë por ka, edhe numrat janë në cilën brigadë kanë shërbyer, poashtu këtu është edhe një libër më sekret i forcave serbe, ku shkruan në gjuhen e tyre që ky ditar është i ndaluar të bie në duart e armikut, përmenden të gjitha betejat, ushtarët, por edhe humbjet e fitores gjatë betejave, ky ditar është marrë nga ushtarët e UÇK-së” ka theksuar Esat Shala. /GazetaPapirus.com/