Kujtim Shala, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ngritur shqetësime mbi paaftësinëe e Qeverisë së Kosovës për siguruar pajisjet e nevojshme për Policinë e Kosovës.
Ai e ka cilësuar situatën aktuale si të papranueshme dhe ka kritikuar dështimet në përmbushjen e nevojave bazike të forcave të rendit.
Shala ka vënë theksin mbi dështimin e e Qeverisë për të siguruar pajisjet e nevojshme për Policinë. Ai tha se zyrtarët policorë ende përballen me mungesë të pajisjeve bazike, përfshirë çizmet, gjë që, sipas tij, është një tregues i menaxhimit të dobët dhe i prioritizimit të gabuar.
“Ta përdorësh policinë për gjithçka është një gjë të krijosh kushte për ta edhe policia të funksionojë në bazë të ligjit është një gjë tjetër, pastaj rezultatet e Policisë nuk janë rezultate të qeverisë, Raporti i Policisë me Qeverinë duhet të jetë raporti i një kontrolluesi civil dhe një ndërtuesi të politikave jo më shumë”, ka deklaruar Shala.