Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka përkujtuar sot në 24 vjetorin e rënies, njësitin “Pëllumbi” të UÇK-së.
Nga ky njësit, 21 ushtarë ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
“Sot, është viti i dytë kur ne në Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit, vendosim lulet dhe kujtojmë dëshmorët e martirët pa prezencën e tij, i cili padrejtësisht bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, po gjykohen padrejtësisht në Hagë” shkruajti mes të tjerash Shala.
Ai shtoi se “mësuesi Jakup dhe bashkëluftëtarët e tij janë me ne”.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot në përvjetorin e rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së – njësiti “Pëllumbi” , dhe 36 martirëve, bashkë me bashkëluftëtarët, vendosëm kurora lulesh, duke nderuar luftën dhe jetën e tyre.
Sa më shumë që ikin vitet, aq më shume po rritet malli dhe respekti për ta. Aq më shumë po kristalizohet dhe vlersohet lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, është viti i dytë kur ne në Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit, vendosim lulet dhe kujtojmë dëshmorët e martirët pa prezencën e tij, i cili padrejtësisht bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Por, mësuesi Jakup, dhe bashkëluftëtarët e tij janë me ne, e ne jemi me ta siç kemi qenë gjithëhere kur e kërkonte koha dhe atdheu.
Lufta jonë ka qenë dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e pastër!