“Lufta” personale mes Shakirës dhe Gerard Pique duket se nuk do të përfundojë kurrë. Kësaj radhe ka qenë këngëtarja kolumbiane ajo që ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për t’iu bashkuar trendit të “Barbie”, filmit me Margot Robbie dhe Ryan Gosling në protagonistë dhe ka ndarë një seri fotografish të saj si kukulla e famshme në të cilën nuk heziton të hedhë kunja të reja për ish-in e saj.
Kur u publikua traileri i parë zyrtar i filmit “Barbie”, në rrjetet sociale u shfaq një trend që konsiston në faktin se çdo person mund të bëjë posterin e tij dhe të bëhet protagonist i filmit. Kësaj tendence i janë bashkuar përdorues të shumtë si dhe disa personalitete të njohura të muzikës apo aktrimit.
Edhe pse Shakira ka mbërritur pak me vonesë në trend, ajo nuk ka dashur të humbasë rastin për të hedhur aludime për Pique.
Kolumbiania u bë një Barbie e vërtetë dhe shfrytëzoi rastin për të ‘kujtuar’ ish-partnerin e saj, i cili ndodhet me pushime romantike në Abu Dhabi si pjesë e një dhurate për të dashurën e tij, Clara Chia Marti, për ditëlindjen e 24-të.
Këngëtarja ka postuar tre InstaStory si Barbie. Në të parën, ku shfaqet në videoklipin e këngës TQG (Te Quede Grande) që ka realizuar me artistin kolumbian Karol G, ajo shkruan “Kjo Barbi është krenare që është Latino-Amerikane”.