Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak e ka bërë të qartë se ka pritshmëri të mëdha për takimin e së hënës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në një intervistë për mediumin“The Pavlovic Today”, ai ëshë pyetur edhe nëse Kurti dhe Vuçiq, në rast se pajtohen për marrëveshje, do t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit., transmetoi Nacionale.
Lajçak, siç citohet edhe nga mediumi në fjalë, është përgjigjur me shaka.
“Më pyesni të martën, do t’u jap një përgjigje shumë, shumë të saktë.” – ka thënë ai.
Sipas Lajçak, qytetarët do t’i ndjenjë efektet e marrëveshjes menjëherë, për shkak se do ta “relaksojë atmosferën”.
“Në bazë, do të prezantojë me katër liritë në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në Ballkanin Perëndimor. Do ta largojë një numër të barrierave dhe pengesave, do ta bëjë punën, udhëtimin, biznesin, shumë më të lehtë.” – shtoi Lajçak.