Një ndër kapitujt më të dhimbshëm të historisë së shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre që jetuan në viset e ish-Federatës Jugosllave, në dekadën e fundit të shekullit XX, është vrasja e të rinjve shqiptarë në Armatën e ish-Jugosllavisë.Këto krime dhe inskenime të vrastarëve serbë e jugosllavë, që ata i bënë edhe nëpër kazermat ushtarake ndaj ushtarëve shqiptarë, duhet të bëhen të ditura për tërë institucionet ndërkombëtare të botës demokratike.
Nga shumë të vrarët është edhe Naser (Shaqir) Gashi (30. 08. 1962), nga fshati Kopiliq i Poshtëm i Skenderajt, i cili u vra derisa po e kryente shërbimin ushtarak në Shetinska Gora (Slloveni), më 10 qershor 1984.
Për ta njohur veprimtarinë e tij atdhetare të Naser Gashit, e familjes së tij këngëtari Shaip Imeri, i’a ka kushtuar një këngë ku përmes artit përshkruan jetën e Naser Gashit.
/Gazeta Papirus/