GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shahini: Ekonomia po varfërohet çdo ditë, Qeveria s’ka strategji për tejkalimin e krizës

28/08/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për zhvillimet e fundit ekonomike në vend, me ç‘rast ka thënë se ekonomia e Kosovës është duke u varfëruar çdo ditë.

Kjo sipas tij, vjen si pasojë e një sërë faktorësh e krizash me të cilat është duke u ballafaquar Kosova.

“Kosova është e rrezikuar nga tri kriza, ajo e pandemisë që është ende prezentë, kriza globale, e cila e ka përfshirë Kosovën sepse ne varemi 90% nga importet e sepse lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar turbulenca në tregjet globale, si dhe kriza e brendshme e Kosovës, në aspektin ekonomik dhe politik”.

“Ekonomia jonë po varfërohet për çdo ditë, qoftë nga inflacioni, qoftë nga devalvimi i euros, qoftë nga mungesa e prodhimeve të Kosovës. Kosova ka më së paku fabrika në Ballkanin Perëndimor”.

Shahini, si problem tjetër ekonomik ka përmendur edhe mungesën e punëtorëve të profileve të caktuara që kërkohen në tregun e punës.

“Në disa raste, kompanitë nuk kanë punëtorë të profileve të caktuara. Kurrikulat universitare nuk janë gjithmonë të harmonizuara me nevojat e tregut të punës dhe ky është një nga problemet e vazhdueshme”.

“Ne si Aleancë Kosovare i kemi rekomanduar shumë herë Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve arsimore për harmonizim të kërkesave të nevojave të tregut të punës me profesione të caktuara”.

Tutje, Shahini ka kritikuar Qeverinë për mungesën e një strategjie që zhvillon prodhimtarinë vendore, duke thënë se kriza më e thellë pritet gjatë muajve në vijim, përkundër rritjes së të hyrave, që sipas tij janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve.

“Qeveria e Kosovës nuk strategji si të zhvillohet prodhimtaria vendore. Gjatë këtij viti, Qeveria nuk ka qenë asnjëherë prezentë në hapjen e fabrikave të reja e kjo është shenjë e krizës”.

“Kriza më e thellë do të jetë në muajt në vijim, pavarësisht se të hyra në buxhetin e shtetit kemi më shumë, jo për shkak të rritjes së ekonomisë por për shkak të rritjes së çmimeve.

Tags: Agim Shahiniekonomiakosovare
ShareTweetShare
Previous Post

Ja lista e marrëveshjeve Kosovë – Serbi që janë zbatuara plotësisht, pjesërisht dhe aspak

Next Post

Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e bëni këtë, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme

Next Post

Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e bëni këtë, atëherë s’do të jeni në listat e ardhshme

Lajmet e fundit

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.