Ditë më parë Gazeta Papirus ka raportuar lidhur me emisionin “Kojshia Show” ku ishte shfaqur një mesazh kërcënues të ish-Kryetarit të Ferizajit, Adem Salihaj, që i kishte dërguar moderatorit Sadri Imeri për emisonin që u shfaq një javë më parë me Shaban Sylën.
E lidhur me këtë kishte reaguar ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Syla, i cili vuajti 11 vite burg për atentatin ndaj Adem Salihajt në rastin “Bllaca 3”.
“Adem Salihaj ju paska kthyer përsëri zanatit të vjetër dhe që dinë ta bëjë me së miri, atij të shpifjeve, kërcënimeve dhe shantazheve publike” – ka shkruar Syla, transmeton GAZETA PAPIRUS.
Por gjatë ditës së sotme Syla ka paditur Salihaj-n për shpifje pasi ai kishte thënë në këtë emison dhe përmes platformës së tij sociale se Shaban Syla ka qenë i dënuar për tentim- vrasje me vendim të plotëfuqishëm të gjykatës dhe ka mbajtur dënimin.
“Shaban Syla është dënuar për tentim-vrasje ndaj meje me vendim të plotëfuqishëm të gjykatës dhe e ka mbajtur dënimin, me përjashtim të një pjese, të cilën ia ka falur Hashim Thaçi atij dhe gjithë grupit kriminal, që kanë tentuar të më vrasin. Hashim Thaçi e ka bërë këtë falje në prag të nisjes së tij për Hage. Kjo ndodhë vetëm në shtetin tonë që një kriminel falë kriminelët tjerë”– kishte shkruar Salihaj në profilin e tij në facebookk
Në padinë që Gazeta Papirus ka siguruar thuhet se Sylës me këtë shpifje i është demtuar reputacioni dhe i ka shkaktuar dëm moral por ka sulmuar integritetin e institutcionit të presidentit.
Në bazë të padisë urdhërohet që Adem Salihaj t’i bër kërkim falje publike Sylës lidhur me shpifjet dhe t’i demantoi ato në tërësi duke e potencuar me demantim shumë qartë se nuk ka asnjë fakt se është falur nga institucioni i Presidentit.