GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sezoni i ngrohjes ka filluar, Prishtina HeatSave vazhdon me instalime

19/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Sezoni i ngrohjes ka filluar, Prishtina HeatSave vazhdon me instalime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngrohtorja e qytetit, Termokos, burim i ngrohjes për një numër gjithnjë e më të madh të prishtinasve, ka filluar sezonin e ngrohjes 2022/2023.

Ky sezon e pret Prishtinën me shumë sfida, kryesisht për shkak të krizës energjetike, nëpër të cilën po kalon vendi ynë, dhe jo vetëm. Prandaj Termokos, si ndërmarrje publike e Prishtinës, po bëhet faktor kyç në krijimin e një sistemi energjetik efiçient dhe të pavarur nga kriza e energjisë elektrike.

Kryeshefi Ekzekutiv i ri NP “Termokos”, Fisnik Osmani, i cili ka një eksperiencë të gjatë të punës në këtë sektor, pohon se: “Sezoni 2022/2023 do t’a gjejë Prishtinën me numër të madh të banesave të lidhura në sistemin e ngrohjes me kogjenerim. Aktualisht kemi mbi 16 mijë familje, që do të kenë ngrohje, por numri do të rritet falë planit të zgjerimit të rrjetit dhe modernizimit të nënstacioneve, i cili po implementohet intenzivisht, çdo ditë”.

Një nga projektet kryesore të “Termokos” është edhe Prishtina HeatSave, i financuar nga agjensioni federal amerikan MCC dhe entiteti implementues MFK. Me ndihmën e një granti të madh amerikan, por edhe bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, mbi 17,000 banesa do të përfitojnë pajisje falas si valvula, koka termostatike dhe alokatorë të ngrohjes.

Ky projekt shumë kompleks nënkupton edhe instalimin e rrjetit komunikues për digjitalizimin e platformës së njehsorëve, por edhe faturimin digjital dhe transparencën totale mbi çmimet dhe shfrytëzimin mujor nga çdo klient.

Burim Hashani, drejtor për energji në MFK deklaroi: “Ne kemi bashkëpunim çdo ditë me “Termokos” dhe me konzorciumin kroat-kosovar, që po implementon këtë projekt. Ka shumë sfida por tashmë i kemi përfunduar 40% të instalimeve për dy muaj dhe deri në verën e ardhshme do të përfundojnë instalimet e parapara në planin tonë”.

Gjatë sezonit të ngrohjes, instalimet do të vazhdojnë me një dinamikë të re dhe kujdes të shtuar, duke bërë shkyçje nga sistemi për kohë shumë të shkurtëra në nivel të banesave dhe nënstacioneve.

“Termokos” dhe Prishtina HeatSave kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve dhe iu bëjnë thirrje që të bashkëpunojnë me ekipet e instalimit për realizimin e këtij projekti, që iu mundëson atyre kontrollë të plotë në shpenzimet për ngrohje!

Për çdo ankesë rreth mbarëvajtjes së punëve apo instalimeve, Hashani pohon se qytetarët duhet të drejtohen me email. “Projekti Prishtina HeatSave është e përkushtuar të shqyrtojë të gjitha çështjet dhe ankesat, që lindin përgjatë implementimit të projektit, qofshin ato lidhur me punonjësit, procesin e instalimit, produktet, ngacmimit seksual etj. Për të gjitha ankesat në lidhje me procesin e instalimit, kualitetit të produkteve dhe punës së ekipit të Prishtina HeatSave, ju lutem shkruani në: heatsave@termokos.org, ndërsa për të deklaruar raste të ngacmimit seksual, ju lutem shkruani në emailin: sh.heatsave@termokos.org.” shtoi Hashani.

Tags: ngrohje
ShareTweetShare
Previous Post

Apelon Policia: Nëse e njihni personin në foto, thirreni 192

Next Post

Kurti pas takimit me Escobar: Ata që janë në anën e Amerikës, janë në anën e së vërtetës

Next Post
Kurti pas takimit me Escobar: Ata që janë në anën e Amerikës, janë në anën e së vërtetës

Kurti pas takimit me Escobar: Ata që janë në anën e Amerikës, janë në anën e së vërtetës

Lajmet e fundit

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.