GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Serwer: SHBA i dha mbështetje të fortë sovranitetit dhe integritetit territorial të BeH-së, nuk kam parë ende diçka të ngjashme për Kosovën

19/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Serwer: SHBA i dha mbështetje të fortë sovranitetit dhe integritetit territorial të BeH-së, nuk kam parë ende diçka të ngjashme për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë dhënë indikacione të qarta lidhur me qasjen që do ta aplikojnë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë eksperti amerikan për rajonin, Daniel Serwer. Përveç mbështetjes së fortë që administrata aktuale i dha sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Serwer thotë se diçka e ngjashme nuk është parë edhe në raport me Kosovën.

“Tani për tani, rajoni është në autopilot. Përveç mbështetjes së fortë që administrata i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës, nuk kam parë indikacione se cila do të jetë politika. Kjo është vazhdimësi e qëndrimit ekzistues amerikan, por e ritheksuar me zë të lartë dhe në mënyrë të dobishme. Nuk kam parë ende diçka të ngjashme për Kosovën”, ka thënë Serwer.

Përfshirja eventuale e SHBA-së është përmendur në kontekstin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar mandatit të parë kur Donald Trump kishte shtyrë palët drejt një marrëveshjeje ekonomike.

Me gjithë trajektoren që morën raportet ShBA-BE pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kur vije puna tek dialogu, sipas Serwerit, Uashingtoni duket se do t’ia lë Brukselit.

“Unë mendoj se kjo administratë do të dëshirojë që Brukseli të marrë drejtimin e dialogut. Në përgjithësi, SHBA-ja dhe BE-ja janë në trajektore të ndryshme sot, por ende nuk kam parë ndonjë tregues për këtë në çështjen e dialogut”, ka shtuar ai

Së fundi, “Al Jazeeera” raportoi se SHBA-ja do ta emërojë Colleen Hyland zëvendësndihmës sekretare për Ballkanin Perëndimor, në vend të Alexander Kasanofit. Hylandi është diplomate me përvojë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

Serwer thotë se emërimi eventual i Colleen Hyland nuk tregon as vazhdimësi e as ndryshim të qasjes së administratës aktuale në raport me Ballkanin. Sipas tij, Hyland do të bëjë atë që dëshiron administrata e Trumpit.

Tags: AmerikaSerwer
ShareTweetShare
Previous Post

BQK parashikon inflacion prej 1.8% për vitin 2025

Next Post

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Next Post
A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Lajmet e fundit

Abdixhiku: Ndërprerja e seancës së sotme shkelje e rëndë e Kushtetutës

Edhe Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

12/05/2025
Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Qeverinë, ZKM fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Qeverinë, ZKM fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

12/05/2025
Kuvendi njofton për vazhdimin e 15-të të seancës konstituive

Kuvendi njofton për vazhdimin e 15-të të seancës konstituive

12/05/2025
Haradinaj: Rënia në indeksin e lirisë së mediave është pasojë e frikës, kontrollit dhe arrogancës politike

Haradinaj i thotë “po” presidentes Osmani për takimin konsultativ

12/05/2025
Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

12/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

12/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Abdixhiku: Ndërprerja e seancës së sotme shkelje e rëndë e Kushtetutës

Edhe Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim

12/05/2025
Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Qeverinë, ZKM fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Qeverinë, ZKM fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

12/05/2025
Kuvendi njofton për vazhdimin e 15-të të seancës konstituive

Kuvendi njofton për vazhdimin e 15-të të seancës konstituive

12/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.