Profesori dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas një publikimi të ESI (European Stability Initiative) me argumente pse Kosova duhet anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Duke e shpërndarë një ‘thread’ në Twitter të njërit prej autorëve të letrës, Kristof Bender, Serwer shkruan “më vjen mirë që dikush është duke e ndjekur këtë dhe e kupton më mirë se unë”.
Dje Gazeta Express e ka publikuar të plotë një “newsletter” të ESI ku argumentohet se pse Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Europës pas përjashtimit të Rusisë.
“Për dallim nga Rusia, Kosova ka parë transfere paqësore të pushtetit pas zgjedhjeve të lira. Për dallim nga Rusia, Kosova e pavarur s’ka pasur asnjëherë të burgosur politikë. Për dallim nga Rusia, Kosova asnjëherë s’ka bërë ndonjë luftë. Por, aktivisht është dekurajuar nga anëtarët tjerë kur është në pyetje aplikimi për anëtarësim në KE”, ka shkruar në Twitter Kristof Bender bashkautor i letrës.