Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në fshatin Stupe, të Klinës.
Raportohet se sërish treni ka goditur një veturë ku si pasojë e aksidentit disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, e me dëme materiale.
Demos ka kontaktuar policinë për rastin dhe është në pritje të informatave më të hollësishme.
Javë më parë në orarin e njejtë, po ashtu në Klinë kishte ndodhur një aksident i ngjashëm, mirëpo me viktima.
Ku si pasojë e goditjes së trenit, një person kishte humbur jetën e tre të tjerë ishin lënduar.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, kishte deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.