Pavarësisht kundërshtimit të opozitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i vendosur për ta mbajtur sot një seancë të re.
Ai ka thënë se me 41 nënshkrime të deputeteve është thirrur një seancë e re e Kuvendit.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa deputet e PDK-ja kanë sjell në seancë dy pankarta të mëdha ku Albin Kurti dhe Mimoza Kusati shihen me hundë të madhe.
Me të filluar seanca, deputetët e PDK-së kanë tentuar t`i ofrohen foltores së kryeparlamentarit. Më pas, dikush nga deputetët ka hedhur ujë në drejtim të Konjufcës.