Pas shpërthimeve të ndodhura më parë në veri, sërish rreth orës 18 e 20 minuta ka ndodhur edhe një shpërthim tek Kodra e Minatorëve, bëjnë të ditura burimet e RTV Dukagjinit.
Nga ana tjetër gazetari i televizionit i cili gjendet në pjesë veriore të Kosovës, Sylejman Sylejmani, ka raportuar se në pjesën veriore të Kosovës, ka shpërthime të vazhdueshme.
”Të tre rrokaqiejt në Mitrovicë të veriut ka shpërthime të vazhdueshme, e cila ndodhet afër urës se Ibërit për deri sa pas mej mund ta shihni objektin komunale për zgjedhje, aty brenda është ende një garantë e dorës e cila është e llojit M57”, ka deklaruar ai.
Më tej, ai ka rrëfyer se çfarë ka parë gjatë raportimit të tij, ku ka thënë se vendi ku ka pasur shpërthime nuk ka shirita të policisë dhe se deri më tani ai ka parë vetëm një veturë të Policës së Kosovës e cila ka qëndruar vetëm për një kohë të shkurtër afër vendit të ngjarjes, pra pran zyrave të KKZ-së të cilat janë sulmuar.
Sipas tij, Policia e Kosovës është lajmëruar por ende nuk janë ardhur.“Deri me tani janë parë pak ekipe të Policisë së Kosovës që kanë lëvizur në këtë pjesë”, ka shtuar ai.